• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shalenberg: BE është jo e plotë pa Ballkanin Perëndimor, nuk ka dyshim se rajoni është pjesë e familjes evropiane

Shalenberg: BE është jo e plotë pa Ballkanin Perëndimor, nuk ka dyshim se rajoni është pjesë e familjes evropiane

Vjenë, 21 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë derisa Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes së tij, deklaroi sot ministri për Punë të Jashtme të Austrisë, Aleksandër Shalenberg dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Shalenbergu në Forumin Evropian Vahau në Austri, përpara se t'i jepet Çmimi "Alojz Mok" shefit të diplomacisë së BE-së Zhosep Borel, theksoi sfidat me të cilat përballet bota, por tha se është gjithashtu e nevojshme edhe përballja me sfidat afatgjate në Evropë, veçanërisht në rajonin ku "duhet të kalojmë nga biseda në veprim konkret".

“Natyrisht, e kam fjalën për Ballkanin Perëndimor i cili për ne është një fqi imediate kulturore, mendore dhe emocionale. Nuk ka dyshim dhe besoj se jemi dakord për këtë, që Ballkani Perëndimor, ky rajon, tashmë është pjesë e familjes evropiane, se i përket kësaj familjeje evropiane”, tha shefi i diplomacisë austriake.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR