• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shakira akuzohet në Spanjë për evazion tatimor prej mbi gjashtë milionë euro

Shakira akuzohet në Spanjë për evazion tatimor prej mbi gjashtë milionë euro

Barcelonë, 27 shtator 2023 (MIA) - Autoritetet tatimore spanjolle ngritën akuzë kundër Shakirës për evazion tatimor në vlerë prej mbi gjashtë milionë euro.

Siç transmetojnë mediat perëndimore, këngëtarja pop thuhet se  detyrohet rreth 6,7 milionë euro tatim të të ardhurave të saj në vitin 2018. Me ç'rast, është shfrytëzuar një kompani ofshor me seli në një vend tjetër për të shmangur pagesën e tatimit në Spanjë.

Pas shqyrtimit të dëshmive të mbledhura muajt e fundit, prokurorët vendosën të bëjnë një padi. Këngëtarja deri tani nuk ka deklaruar në opinion për ngjarjet më të reja.

Ndryshe, kjo është tashmë akuza e dytë kundër pop-yllit kolumbian, ndërsa ajo tashmë duhet të shkojë në gjykim në Barcelonë më 20 nëntor  në rast të veçantë që varet nga ajo se ku ka jetuar në periudhën nga viti 2012 deri më 2014. Në atë rast Prokuroria citon se ajo nuk ka paguar 14,5 milionë euro tatim. Prokurorët  në Barcelonë njoftuan se është dashur të paguajë  për qëndrimin e saj në Spanjë, edhe pse vendbanimi i saj atëherë ishte në Bahamas.

Shakira ka jetuar në Barcelonë deri në prill të këtij viti, pas ndarjes nga Zherard Pike u kthye në Majami, SHBA. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR