• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shabani: Zgjidhja për problemin me sallat kirurgjike është e përkohshme, lista e pritjes do të rritet

Shabani: Zgjidhja për problemin me sallat kirurgjike është e përkohshme, lista e pritjes do të rritet

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Nga dita e mërkurë është filluar me intervenime më të vogla, të cilat zgjasin më shkurtë dhe tani për tani nuk është vërejtur kurrfarë problemi në kuptim të zgjuarjes ose trajtimit pas intervenimit të pacientëve, deklaroi kirurgu urolog Bashkim Shabani lidhur me problemin me ajrin e kompresuar dhe oksigjenin, që i ka mbyllur sallat kirurgjike në qendrën klinike "Nënë Tereza".

Në intervistë për "Top Tema" në TV Telma, dr. Shabani tha se tani për tani po gjendet zgjidhje e përkohshme, por kjo nuk është e përhershme.

"Pas tre javëve kthehemi në ndonjë normalitet, nga dita e mërkurë filluam me disa intervenime kirurgjike, do të shohim si do të jetë më tej", tha Shabani.

Sipas tij, lista për pritje do të rritet edhe për shkak të pushimeve të ardhshme vjetore.

"Në listë të pritjes, në këtë moment ka rreth 50-60 pacientë. Unë si kirurg kam tre-katër intervenime, tërë Urologjia konkretisht ka rreth 40 intervenime në javë...Sistemi shëndetësor në Maqedoni, për fat të keq, është i centralizuar dhe pjesa më e madhe e intervenimeve kirurgjike bëhen në Shkup", tha Shabani.

Ai shtoi se në këtë moment nuk mund të bëhet plan se si të zgjidhet lista e pritjes, pasi për problemin teknik me punë në salla është gjetur "zgjidhje e përkohshme".

"Si do të jetë, nuk e dimë. Gjendemi në kohë të ndryshimeve të qeverive, ndoshta kjo pak do të ndikojë, megjithatë mendoj se duhet të veprohet për zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi", tha kirurgu urolog. bsh/

Foto: printskrin/TV Telma

QËNDRONI TË LIDHUR