SHA MEPSO me kredi prej 26,4 milionë euro nga BERZH do ta fuqizojë rrjetin transmetues (PLT)
- - Në Qeveri sot u nënshkrua marrëveshje për hua prej 26,4 milionë euro mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe operatorit të Maqedonisë së Veriut për sistem elektrotransmetues SHA MEPSO, të dedikuara për përforcimin e rrjetit transmetues. Nënshkrim në marrëveshjen kanë vendosur kryetarja e BERZh-it, Odil Rene Baso dhe drejtori i SHA MEPSO, Zuhdi Enuz. Në nënshkrimin e marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe euroambasadori Dejvid Gir dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
- Post By Fitore Curri
- 12:02, 23 korrik, 2024
Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Në Qeveri sot u nënshkrua marrëveshje për hua prej 26,4 milionë euro mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe operatorit të Maqedonisë së Veriut për sistem elektrotransmetues SHA MEPSO, të dedikuara për përforcimin e rrjetit transmetues. Nënshkrim në marrëveshjen kanë vendosur kryetarja e BERZh-it, Odil Rene Baso dhe drejtori i SHA MEPSO, Zuhdi Enuz. Në nënshkrimin e marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe euroambasadori Dejvid Gir dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Mjetet do të shfrytëzohen në kuadër të projektit për ndërtimin e trafostacionit dhe ripërtëritjes së largpërçuesit 110 kilovoltësh, që do të mundësojë kyçjen e 1170 megavatëve të rinj nga burime ripërtëritëse, të cilat nuk janë kyçyr. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 34,7 milionë euro, prej të cilave 26,4 milionë sigurohen me hua nga BERZh, ndërsa 7,6 milionë euro janë siguruar nga Fondi investues për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe gjysëm milionë euro nga Fondi klimatik.
Kryetarja e BERZH Baso theksoi se ky projekt do të ketë ndikim serioz me uljen e humbjeve për transmetim me 14,5 gigavatë dhe ulje të emetimeve të CO2 deri 8.158 tonë në vit, që do ta transformojë peisazhin energjetik të Maqedonisë së Veriut.
"Gjëja kryesore dhe ajo që dua të theksoj është se projekti do të mundësojë lidhjen e 1,2 gigavat shtesë të burimeve të rinovueshme që aktualisht nuk mund të lidhen sepse kemi nënstacione të vjetruara në Rajonin juglindor. Përveç këtij përfitimi, projekti do të nxisë zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ne do të ndihmojmë MEPSO të krijojë një qendër trajnimi në Rajonin jugperëndimor dhe kjo qendër do të fokusohet në trajnimin e operatorëve të rrjetit dhe punëtorëve të tjerë të sektorit, të cilët do të preken nga tranzicioni në energjinë e gjelbër dhe do të zhvillojnë aftësitë e gjelbra për të ardhmen", theksoi Baso, duke shprehur kënaqësinë nga vazhdimi i bashkëpunimit me MEPSO dhe Qeverinë për të lehtësuar agjendën e tranzicionit të gjelbër.
Sipas euroambasadorit Gir, investimi në linjat e transmetimit dhe vendosjes së rrjeteve të mençura është përfshirje kyçe në Maqedoninë e Veriut duke pasur parasysh se rrjetet në vend janë të vjetra tashmë me dekada dhe shumë duhet të zëvendësohen dhe kanë mungesë nga instalime të reja.
"Pa investime të tilla nuk do të ketë asnjë mundësi për të përmbushur planin e dekarbonizimit që vendi ka vendosur në agjendën e tij të gjelbër. Me pak fjalë, nuk mund të kemi tranzicion pa transmetim. BE-ja do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces përmes investimeve nga Instrumenti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe planit të ri të rritjes, dhe ne do të ndihmojmë në ndërtimin e lidhjeve më të forta rajonale dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Këto veprime do të ndihmojnë Maqedoninë e Veriut të arrijë qëllimin e saj dhe të arrijë një pjesë prej 66 për qind të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030", tha Gir, duke njoftuar se mbështetja për vendin do të vazhdojë sepse investimet në strukturën energjetike janë shtytës për zhvillimin rajonal dhe rritjen ekonomike.
Ministrja e Energjetikës Bozhinovska porositi se pikërisht një nga prioritet e kësaj Qeverie është fuqizimi i kapaciteteve të transmetimit të energjisë përmes rikonstruimit gjegjësisht revitalizim të largpërçuesve ekzistues. Ajo siguroi se gjithçka që do të dakordohet dhe nënshkruhet tani do të respektohet dhe plotësisht do të realizohet një qind për qind.
"Çdo gjë që është dakorduar dhe nënshkruar tani do të respektohet dhe do të bëhet ashtu siç ne nënshkruajmë, ne do t'i mbajmë premtimet tona si Qeveri. Ne duam të punojmë për sigurinë e rrjetit. Nuk mund të flas për atë që ka ndodhur dhe pse diçka nuk është bërë që nga viti 2018 apo më herët, do ta shohim pas një kohe siç do të shohim se çfarë do të tregojë revizioni. Pra, nga sot e tutje mund të flasim se do të jetë ndryshe dhe se do të përpiqemi t'i përmbushim të gjitha obligimet tona nga të gjitha kontratat që i kemi dhe që do të nënshkruhen në të ardhmen", tha Bozhinovska e pyetur nëse në marrëveshjen për kredinë e BERZH-it. ka dënime ndëshkuese, duke pasur parasysh se MEPSO në vitin 2018 ka paguar rreth 800 mijë euro penalitete për një kredi të marrë por të pashfrytëzuar nga BERZH, gjegjësisht projekte të parealizuara.
BERZH-i konsiderohet si partner kyç i MEPSO-s, i cili financon disa projekte kyçe si lidhja me Bullgarinë dhe Shqipërinë, rehabilitim të rrjetit me voltazhë të lartë, ndërsa do ta mbështesë Planin e veprimit për menaxhim koorporativ, si dhe ndërtimin e kapaciteteve për furnizimet. Nga BERZH paralajmëruan se në vend do të nënshkruhet edhe marrëveshje me sektorin bankar për financim për disa nga produktet që i ofrojnë bankat. fc/
Fotografia: MIA