• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHA EMV sot duhet të dorëzojë ofertë në tenderin e EVN Houm

SHA EMV sot duhet të dorëzojë ofertë në tenderin e EVN Houm

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) – SHA EMV sot duhet të dorëzojë ofertë në tenderin e furnizuesit universal EVN Houm për sasitë dhe çmimin me të cilin do ta shesë energjinë elektrike pas 1 janarit të vitit 2025.

Pikërisht nga ky çmim më së shumti varet edhe çmimi përfundimtar në faturat të cilat do t’i paguajnë konsumatorët në tregun e rregulluar të energjisë elektrike nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Për momentin EMV furnizuesit universal ia shet rrymën nga 60 euro për megavat orë dhe përmbush 100 për qind të nevojave të EVN Houm. Nga Qeveria në disa raste paralajmëruan se çmimi i ri sipas të cilit EMV do ta ofrojë rrymën pas 1 janarit do të jetë prej 58 deri 62 euro për megavat orë. Vendimi për çmimin tashmë është sjellë pardje në mbledhje të mbyllur të Qeverisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR