• e martë, 24 dhjetor 2024

SHA EMV: Prodhimi i energjisë elektrike në muajin mars është rritur për 36 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

SHA EMV: Prodhimi i energjisë elektrike në muajin mars është rritur për 36 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - SHA EMV në mars të këtij viti ka prodhuar gjithsej 474.967 MWh energji elektrike, që, siç informojnë, është rritje prej 36 për qind në krahasim me marsin e vitit 2022, kur janë prodhuar 350.359 MWh dhe përmbushje prej 104 për qind të planit për prodhimin e energjisë elektrike për muajin mars, i cili ishte 458.796 MWh.

SHA EMV nga janari deri në mars të këtij viti, thuhet në kumtesën ka prodhuar 44 për qind më shumë energji elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje 61,8 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

"Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, i mundësoi EMV shitje të reduktojë ndjeshëm blerjet e energjisë elektrike në bursa. EMV shitje, e cila siguron energji elektrike për furnizimin e spitaleve, shkollave, shoqërive publike, një pjese të kapaciteteve të prodhimit dhe autoriteteve të tjera kontraktore në vend, nuk ka blerë energji elektrike në mars të këtij viti, por ka kënaqur plotësisht të gjitha subjektet nga prodhimi vendas i SHA EMV", thuhet në kumtesën nga SHA EMV.

SHA EMV, informojnë nga kompania, në kulmin e sezonit të ngrohjes, ka vënë në funksionim të gjitha kapacitetet prodhuese në dispozicion me qëllim rritjen e prodhimit vendas, përballimin me sukses të krizës energjetike pa asnjë ditë të vetme kufizimesh dhe, siç thonë, synon të mundësojë parakushte për stabilizimin apo uljen e çmimit të energjisë elektrike. ls/

Foto: SHA EMV

QËNDRONI TË LIDHUR