SHA EMV ofroi çmim më të lartë për dy euro në tenderin e EVN Houm
- SHA EMV në tenderin e EVN Houm ofroi një çmim prej 62 euro për megavat orë. Ky çmim është për dy euro më i lartë nga ai i deritanishëm që SHA EMV ia ka shitur furnizuesit universal dhe ajo ka ndikim të madh ndaj çmimit të energjisë që qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
- Post By Sara Ademi
- 17:09, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - SHA EMV në tenderin e EVN Houm ofroi një çmim prej 62 euro për megavat orë. Ky çmim është për dy euro më i lartë nga ai i deritanishëm që SHA EMV ia ka shitur furnizuesit universal dhe ajo ka ndikim të madh ndaj çmimit të energjisë që qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Çmimi i ri i energjisë elektrike duhet të definohet deri në fund të vitit, ndërsa do të vlejë nga 1 janari.
Kryeministri Hristijan Mickoski disa herë deri tani në deklarata për mediat tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e energjisë elektrike, ndërsa nëse vjen në diçka të tillë, atëherë rritja do të ishte minimale nga një deri në tre për qind. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s