• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHA EMV: Kondicioni i keq i kapaciteteve të prodhimit është arsyeja për furnizimin e energjisë elektrike

SHA EMV: Kondicioni i keq i kapaciteteve të prodhimit është arsyeja për furnizimin e energjisë elektrike

 Shkup, 17 shtator 2024 (MIA)  - EMV Shitje këtë periudhë shpalli thirrje të hapur për marrëveshje kornizë për shit-blerjen e  energjisë elektrike në tregun e lirë, për shkak të gjendjes së hasur në të cilën ndodhen kapacitetet ekzistuese vendore në pronësi shtetërore, informojnë nga SHA EMV.

"Udhëheqësia  e re po përballet me aktivitetet e parakohshme të kryerjes së remontit veror në REK Manastir dhe REK Osllomej dhe niveli i ulët i hidropotencialeve akumulimet e të cilave janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit për shkak të menaxhimit të dobët të resurseve hidro në muajt e fundit", bëri të ditur SHA EMV.

 Furnizimi i energjisë elektrike, theksohet në kumtesë, do t'i mundësojë SHA EMV t'i realizojë planet për përmirësimin e gjendjes së hasur të minierave dhe hidroakumulimeve, si dhe aktivitete të nevojshme të servisimit të centraleve të cilat do të mundësojnë prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike në periudhën e ardhshme, veçanërisht në sezonin e ardhshëm të ngrohjes.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR