• e enjte, 17 korrik 2025

SHA EMV: Gjatë ndërprerjes së Bllokut 2 nga rrjeti nuk kishte avari, është e sigurt që ka ndodhur sabotim

SHA EMV: Gjatë ndërprerjes së Bllokut 2 nga rrjeti nuk kishte avari,  është e sigurt që ka ndodhur sabotim

 Shkup, 21 qershor 2025 (MIA) - Tehno Kop Plus SHPKNJP Manastir është zgjedhur si kompani për pastrim teknologjik, pasi i plotësoi të gjitha kriteret e përcaktuara në thirrjen publike. Ky ofertues ofroi një çmim 30 për qind më të ulët se çmimi i mrrëveshjes së mëparshme. Edhe pse vendimi është marrë, marrëveshja ende nuk është nënshkruar për shkak të procedurës së ankesës që është në vazhdim. Marrëveshja do të lidhet pas skadimit të këtij afati, informon SHA EMV.

 Në reagim ndaj konferencës për shtyp të nënkryetarit të LSDM-së, Metodija Ilievski, SHA EMV për ndërprerjen e Bllokut 2 nga rrjeti, thekson edhe një herë se nuk ka pasur avari, por, siç thonë, është e sigurt se na ka ndodhur sabotim.

"E gjithë ngjarja për momentin është lëndë hetimi nga institucionet kompetente", thekson SHA EMV. 

 Ndërkohë, shtojnë, ndërsa pastrimi teknologjik nga kontraktorët e jashtëm është në ndërprerje, po marrim masa proaktive për përballje të brendshme me të gjitha çështjet e hapura.

 "Po bëhen përpjekje maksimale për vënien sërsih në funksion të Bllokut 2 dhe Bllokut 3. Të dy do të jenë  për një kohë shkumë të shkurtër gati për sinkronizim në rrjet, nëdrsa cili prej tyre do të hyjë, do të vendosë i REK Manastir. Gjatë kësaj periudhe, për shkak të vëllimit të konsumit, nuk ka nevojë të "funksionojë" me 2 blloqe. Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike në vend është siguruar plotësisht. Kjo arrihet përmes TEC Osllomej, rritjes së prodhimit nga hidrocentralet e SHA EMV, si dhe përmes prokurimit dhe shitjes së balancuar të energjisë elektrike përmes MEMO-s",  potencojnë nga SHA EMV.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR