SHA EMV do të kërkojë investitor strategjik për centralet për gaz dhe hidrogjen në Manastir dhe Negotinë
- Qeveria ka ngarkuar SHA EMV që të fillojë negociatat për investitor potencial strategjik dhe bashkëpunim të mundshëm për realizimin e projekteve për centralet për gaz dhe hidrogjen në Manastir dhe Negotinë, informoi Pres shërbimi qeveritar pas seancës së sotme të qeverisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:19, 9 janar, 2024

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Qeveria ka ngarkuar SHA EMV që të fillojë negociatat për investitor potencial strategjik dhe bashkëpunim të mundshëm për realizimin e projekteve për centralet për gaz dhe hidrogjen në Manastir dhe Negotinë, informoi Pres shërbimi qeveritar pas seancës së sotme të qeverisë.
Në seancë është marrë Vendim për fillimin e procesit për transformimin e prodhimit të energjisë elektrike me centrale me gaz dhe hidrogjen.
"Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën nga Ministria e Ekonomisë për nevojën e inicimit të projekteve për ndërtimin e centralit regjional 800 MW me gaz dhe hidrogjen në Negotinë dhe 250-300 MW gaz-hidrogjen në Manastir. SHA EMV obligohet të fillojë negociatat për investitor potencial strategjik dhe bashkëpunim të mundshëm për realizimin e projekteve për centralet e Manastirit dhe Negotinës konform me Ligjin për investime strategjike", informojnë nga Qeveria. qa/
Foto: Qeveria