SHA EMV: Asnjë anëtar i udhëheqësisë së tanishme të KME Manastir nuk është arrestuar, as përfshirë në procedusën vijuese
- – Asnjë anëtar i udhëheqësisë aktuale të KME Manastir nuk është arrestuar, as përfshirë në procedurën vijuese, thonë nga SHA EMV pas informacioneve të publikuara në një pjesë të mediave për arrestime në lidhje me pronarin e “Markovski Kompani”, Borçe Markovski.
- Post By Fitore Curri
- 14:36, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) – Asnjë anëtar i udhëheqësisë aktuale të KME Manastir nuk është arrestuar, as përfshirë në procedurën vijuese, thonë nga SHA EMV pas informacioneve të publikuara në një pjesë të mediave për arrestime në lidhje me pronarin e “Markovski Kompani”, Borçe Markovski.
Personat e arrestuar, siç bëhet e ditur në kumtesën e SHA EMV, janë pjesë e udhëheqësisë së mëparshme të KME Manastir, ndërsa procedurën të cilën e zhvillojnë organet kompetente ka të bëjë me veprime dhe vendime të miratuara në periudhën e kaluar, para se udhëheqësia e tanishme ta ndërmarrë funksionin.
“Ne inkurajojmë sqarimin e plotë të rastit dhe shprehim mbështetje për institucionet në zbatimin e procedurave ligjore, me qëllim përcaktimin e gjendjes faktike. Në interes të informacionit të saktë, u bëjmë thirrje mediave dhe publikut që të bëjnë dallim të qartë midis udhëheqësisë së mëparshme dhe asaj aktuale, dhe të mos thuhen dezinformata që mund të dëmtojnë besimin në punën e SHA EMV”, theksohet në kumtesë.
Një pjesë e mediave sot publikuan se është arrestuar Borçe Markovski, pronar i “Markovski Kompani SHPKNJP” nga Manastiri, kompani e cila u bë e njohur për marrëveshjet e saja milionëshe me KME Manastir, kapacitetin më të madh energjetik në shtet. Kjo kompani njihej si një nga më të afërtat të qeverisë së kaluar.
Jozyrtarisht, siç shkruajnë një pjesë e mediave, Policia Financiare e akuzon Markovskin për kurdisje të tenderëve prej rreth 100 milionë denarë ose 1,6 milionë euro nga buxheti i shtetit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s