Shërbimet hotelierike në mars janë shtrenjtuar për 4,4 për qind në nivel vjetor
- Çmimet e shërbimeve hotelierike në prill të këtij viti shënuan rritje për 0.1 për qind krahasuar me muajin paraprak, ndërsa për 4,4 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
- Post By Sara Ademi
- 13:43, 6 maj, 2025
Shkup, 6 maj 2025 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelierike në prill të këtij viti shënuan rritje për 0.1 për qind krahasuar me muajin paraprak, ndërsa për 4,4 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Të analizuara sipas grupeve, çmimet në hotelieri, në prill të këtij viti krahasuar me marsin, u rritën për 0,2 për qind në kategorinë Ushqime, për 0,1 përqind në kategorinë Pije Alkoolike dhe për 0,1 përqind në kategorinë Pije Joalkoolike. Nuk u vu re ndryshim i çmimeve në grupin e bujtjeve.
ESHS kumtoi se indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – prill të këtij viti, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak, është 105.8, derisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2024 është 101.0. sa/
foto. Arkivi i MIA-s