• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shërbimet hotelerike rriten për gjashtë për qind në nëntor në nivel vjetor

Shërbimet hotelerike rriten për gjashtë për qind në nëntor në nivel vjetor

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelerike në nëntor në krahasim me tetorin e këtij viti janë rritur për 0,1 për qind, ndërsa në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar për gjashtë për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shërbimet e hotelerisë shënuan rritje për 5,6 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar për 3,3 për qind, thekson ESHS. rq/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR