• e martë, 24 dhjetor 2024

Shënohet Dita Evropiane e Dhurimit të Organeve, për më pak se katër vjet janë bërë 85 transplantime

Shënohet Dita Evropiane e Dhurimit të Organeve, për më pak se katër vjet janë bërë 85 transplantime

Shkup,7 tetor 2024 (MIA) – Përmes edukimit të personave mjekësorë, popullatës dhe mediave deri në rritjen e vetëdijes për dhurimin e organeve. Kjo ishte porosia kryesore në ngjarjen e sotme me rastin e Ditës Evropiane së Dhurimit të Organeve – 7 tetori, që ishte shënuar në kuadër të projektit “Mbështetje e sistemit për transplantim”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në hapjen e ngjarjes në Kinotekën e Maqedonisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se të gjithë punonjësit shëndetësorë kanë qëllim të përbashkët për rritjen e vetëdijes për dhurimin e organeve përmes edukimit të personave mjekësorë dhe të popullatës. Ai potencoi se në listën e zemrës, mëlçisë dhe veshkave, për momentin nuk ka pacientë të shënuar si urgjent. 

“Porosia e këtij akti humanitar është të arrijë tek publiku i gjerë. Rëndësia e dhurimit të organeve është e madhe, do të thotë jetë për njerëzit që janë në pritje të transplantimit të organeve, që paraqet mundësi për të zgjatur jetën e tyre dhe mundësi për jetë më cilësore më të mirë të jetës për këta pacientë”, tha ai.

Ministri informoi për aktivitetet vijuese që ndërmerren në këtë fushë në mesin e të cilave i përmendi bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë së Kroacisë prej ku gjatë vizitës së tyre morëm propozime për përmirësimin e sistemit nga aspekti i legjislacionit, harmonizimit me standardet e BE-së si dhe organizim të sistemit. 

“Trajnimet e mjekëve tanë janë aktive në fushën e zbulimit të pacientëve me vdekje të trurit, bisedës me familjen, zbulimit të pacientëve me insuficiencë kardiake si dhe përgatitjes dhe monitorimit të pacientëve. Trajnimi për koordinatorët e transplantit spitalor fillon në nëntor. Angazhimi ynë është përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit, tha ai.

Përfaqësuesja e BE-së në vend, Maria Kanellopullu, në ngjarjen theksoi se Komisioni Evropian shënoi se është realizuar progres lidhur me dhurimin e organeve dhe transplantimit në vend si dhe përpjekje për rregullimin e procedurave moderne për transplantimin e trombociteve të gjakut. 

“Në rastin e Maqedonisë së Veriut, shohim se po shqyrtohen mundësitë me disa organizata evropiane për transplantim. Kjo fushë e dhurimit dhe transplantimit të indeve, kockave dhe organeve është fusha e parë ku KE ka futur rregulla dhe procedura për të garantuar se ekzistojnë standarde për sigurinë e të gjithëve. Ka shumë ligje në fuqi dhe dy parime kyçe që rregullojnë dhurimin e organeve, ato duhet të vijnë nga organe të vdekura ose të gjalla në baza vullnetare dhe prokurimi bëhet në baza jofitimprurëse”, theksoi ajo.

Shtoi se është me rëndësi vitale që çdo vend të përgatisë struktura, ta edukojë personelin dhe të vendosë infrastrukturë për zbatim të plotë të këtyre rregulloreve me çka potencoi se është shumë me rëndësi të mbahet personeli me përvojë dhe dituritë e tyre të përmirësohen. 

Sipas koordinatores kombëtare për transplantim në RMV, Biljana Kuzmanovska, zhvillimi i mjekësisë transplantuese nënkupton mundësi të pacientëve që të dhurohet organ i cili do të nënkuptojë vite të shtuara të jetës, si dhe cilësi e shtuar në vitet e jetës të vilat do t’i marrin. 

“Nga kjo rrjedh rëndësia e ndërgjegjësimit të personelit mjekësor dhe popullatës së përgjithshme për dhurimin e organeve. Ndërgjegjësimi për dhurimin e organeve rritet përmes edukimit të punonjësve shëndetësorë që nga koha e tyre studentore të cilët më vonë do të bëhen ekspertë, po ashtu është i rëndësishëm edukimi i mediave” ,theksoi ajo.

Vasko Jolevski nga “Zemra e guximshme” ndau se sa është për pacientët i rëndësishëm ky akt human. 

“Në atë moment kur nuk mund të bëjmë asgjë për të dashurin tonë, duhet të jemi jashtëzakonisht njerëzorë, të marrim një vendim të vështirë, të lëmë një pjesë të të dashurit tonë të jetojë në dikë tjetër, domethënë të shpëtojmë jetën e dikujt”, theksoi ai. .

Republika e Maqedonisë së Veriut e shënoi Ditën Evropiane të Dhurimit të Organeve – 7 tetori me 85 organe të dhuruara për më pak se katër vjet, prej të cilëve 39 veshkë, 11 zemra, katër mëlçi dhe 32 inde kockore.

Në vitin 2020 ishte bërë transplantimi i parë i zemrës, në vitin 2021 transplantimi i parë i indeve kockore, përderisa, në vitin 2022 transplantimi i parë i mëlçisë.

Në kuadër të ngjarjes u mbajt edhe ekspozitë e veprave nga Konkursi për zgjidhjen më të mirë të zgjedhur të pllakateve. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR