• e hënë, 21 tetor 2024

Shënohet Dita e Njësisë speciale antiterroriste “Tigri”

Shënohet Dita e Njësisë speciale antiterroriste “Tigri”

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Me vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të NJSA- "Tigri" sot në kazermën "Ilinden" është shënuar Dita e formimit të Njësisë speciale antiterroriste dhe 42 vite të ekzistencës së saj.

Para pllakës përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të NJSA "Tigri" u vendosën lule nga ana e delegacioneve zyrtare të Qeverisë, MPB-së dhe familjarëve të pjesëtarëve të rënë të Njësisë si dhe nga delegacioni i Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës udhëhequr nga ministri i Sigurisë së BeH-së, Nenad Neshiq.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në këtë aktivitet theksoi se siguria e qytetarëve është më me rëndësi dhe siç shtoi, "po aq e rëndësishme është edhe siguria e pjesëtarëve të Njësisë ‘Tigri’”.

“Prandaj kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë tuaj, ne nuk kursehemi, nuk keni nevojë të humbisni asgjë. Gjithçka që kontribuon në punën tuaj më të shpejtë dhe më efikase si më parë do të sigurohet, sepse për rezultatet tuaja dhe arritjen e një niveli të lartë sigurie, detyra jonë si Qeveri është t'ju ofrojmë kushtet më të mira të punës", tha kryeministri.

Ai theksoi se me ekspertizën e saj të lartë dhe kryerjen profesionale të detyrave NJSA "Tigri" nuk dallohet nga policia evropiane, kjo është dëshmuar në disa raste deri më tani gjatë trajnimeve më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se kur flasim për një formacion elitar policor në sistemin e sigurisë së shtetit, bëhet fjalë për Njësinë Speciale Antiterroriste "Tigri" në Byronë e Sigurisë Publike të MPB-së e cila pas saj ka plot 42 vite me aktivitete të shumta, trajnime të specializuara ndërkombëtare dhe operacione policore.

“Duke kaluar me guxim në dekadën e pestë të ekzistencës së saj, Njësia Speciale Antiterroriste 'Tigri' është profilizuar në një ekip shumë të specializuar punonjësish policie të trajnuar, gjithmonë të gatshëm për të përballuar sfidat e reja në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si kërcënimi më i madh i epokës së re", tha Spasovski.

Ai shton se rezultatet e deritanishme janë edhe një tregues se "Tigri" si njësi është pozicionuar krah për krah me formacionet vendase nga Evropa dhe bota, duke i përshtatur si në standardet e pajisjeve dhe ekspertizës, ashtu edhe në sjelljen shumë profesionale të policisë”.

Komandanti i NJSA "Tigri", Dragan Prokopovski, falënderoi udhëheqësinë e MPB-së, sepse siç tha, që në momentin e parë e kuptuan rëndësinë e Njësisë speciale antiterroriste - Tigri dhe se investimi në të është pjesa thelbësore e prioriteteve të ministrisë në vazhdimësi.

Ai theksoi gjithashtu se në fushën e rinovimit dhe plotësimit të njësisë është zhvilluar një kurs selektiv për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj, të cilin pas 8 muajsh pune përkushtim, 11 punonjës policie e kanë përfunduar me sukses dhe e kanë marrë me meritë emblemën e Njësisë.

Ndryshe, në këtë aktivitet ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i ndau pllakatë shefit të misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Vall.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR