• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shënohet dita e Komunës së Tetovës

Shënohet dita e Komunës së Tetovës

Tetovë, 3 mars 2023 (MIA) - Këshilli i Komunës së Tetovës sot e ka mbajtur seancën ceremoniale me rastin e 3 Marsit, Ditës së Komunës së Tetovës. Me këtë rast fjalim mbajti kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. Më pas janë ndarë çmime dhe mirënjohje për rreth 50 individë, klube, organizata dhe persona juridikë të dalluar në shenjë falënderimi për rezultatet e arritura në fusha të ndryshme të jetës së përditshme dhe kontributin e veçantë të dhënë në afirmimin e qytetit të Tetovës.

"Në këtë festë dua të theksoj patjetër kontributin e të gjithë aktorëve të jetës shoqërore që i dhanë angazhimit tonë forcë dhe vullnet të vërtetë për ndryshim dhe zhvillim. Veteranët në arsim, njerëz të fushave të ndryshme, zjarrfikës të mrekullueshëm, nxënës të suksesshëm të shkëlqyer, studentë, sportistë, njerëz të artit dhe kulturës janë vlera e padiskutueshme e jetës sonë të përbashkët. Ata janë krenaria, frymëzimi dhe vullneti ynë për të ecur në rrugën e progresit", tha në fjalimin solemn kryetari i komunës, Bilal Kasami.

Tetova shënën 3 marsin e vitit 1992, kur u formua këshilli i parë shumëpartiak, duke shënuar fillimin e ndryshimit të sistemit shoqëror në nivel lokal.

"Dita e komunës është festë e demokracisë dhe hapjes thelbësore ndaj qytetarëve. Është një festë që shënon angazhimin e përbashkët qytetar dhe kultivimin e vlerave demokratike, transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve shoqërorë në krijimin e politikave publike në të mirë të të gjithë qytetarëve", tha Kasami.

Në shënimin me pjesët e tyre muzikore performuan edhe nxënësit e Shkollës Shtetërore të Muzikës "Todor Skalovski-Tetoec". ls/

foto MIA

QËNDRONI TË LIDHUR