• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shënohet dita e Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve pranë MPB-së

Shënohet dita e Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve pranë MPB-së

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Me ceremoni solemne në pllajën para objektit të Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara është shënuar edhe një ditë e rëndësishme për policinë e Maqedonisë – 18-të Shkurti, 79 vjet nga dita e themelimit të Departamenti për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara pranë Byrosë për Sigurisë Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Siç theksoi kryeshefi i Departamentit Aleksandar Nacevski, është riorganizuar shumë herë deri më tani në mënyrë që, siç tha ai, sot në rreziqet e sigurisë të përballemi me besueshmëri me sfidat me departamente të shumta dhe kompetenca specifike.

Ai theksoi se Departamenti ka treguar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij të sublimuar në moton "Gjithmonë të zgjuar" sidomos vitin e kaluar, i cili ishte me një numër të madh të manifestimeve në të cilat Departamenti ndërmori aktivitete dhe masa për të siguruar më shumë se 309 delegacione të huaja që vizituan vendin tonë me masat e mbrojtjes së shkallës I, II, III dhe IV, duke vënë në potencuar veçanërisht Samitin e 30-të Ministror të OSBE-së.

"Për këtë ngjarje, Departamenti për Mbrojtjen e Personave të Delegacioneve VIP ka marrë pjesë me 420 anëtarë, si dhe me 130 anëtarë për sigurinë e brendshme dhe të jashtme të QS "Boris Trajkovski", hotel "Aleksandar Palas", dhe në asnjë moment duke mos lejuar uljen e sigurisë së personave dhe objekteve që janë nën mbrojtjen tonë çdo ditë. Për këtë ngjarje ishin të nevojshme shumë aktivitete përgatitore, të cilat zgjatën më shumë se një vit e gjysmë dhe rezultuan me një koordinim të mirë, kohezion, bashkëpunim të shkëlqyer ndërinstitucional, shkëmbim pa reserve të informatave, si me sektorin e inteligjencës së sigurisë në vend, ashtu edhe me sektorin dhe me shoqatën ndërkombëtare të shërbimeve civile për sigurimin e personave nën mbrojtjen e APPS (Association personal protection services), ku Departamenti për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara është anëtar i plotë nga viti 2021", tha Nacevski.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se ekzistenca prej tetë dekadave e Departamentit tregon portofolin e pasur profesional të këtij Departamenti, origjinën, rritjen dhe zhvillimin e tij, për të gjitha sukseset e gjeneratave të policëve që e kaluan jetën e tyre të punës në këtë Departament.

"Bëhet fjalë për një shërbim specifik, kompleks dhe do të shtoja - një shërbim përfaqësues policor-sigurues në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional dhe materialo-teknik të të cilit është i obliguar të investojë Ministria", tha ministri Toshkovski.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme, përkundër sfidave të shumta me të cilat ballafaqohemi të gjithë si njerëz dhe si shtet, Departamenti dhe të gjithë punonjësit e tij duhet të vazhdojnë të krijojnë dhe ndërtojnë standarde dhe vlera profesionale që do të sjellin rezultate më të mira dhe cilësore.

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev në fjalën e tij theksoi se anëtarët e këtij Departamenti paraqesin sinonim për profesionalizmin, besnikërinë dhe ndershmërinë në shërbim të Ministrisë dhe të shtetit, duke e dëshmuar  profesionalizmin e tyre në emër të së mirës së përbashkët, pothuajse tetë dekadat e fundit.

Ai theksoi se synimi i Ministrisë është të vazhdojë në ngritjen e kapaciteteve të tyre, krijimin e kushteve më të mira të punës, futjen e risive dhe trajnimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe profesionalizmin e tyre.

"Departamenti ishte dhe mbetet linja e parë e mbrojtjes së të gjitha ligjeve. Sot, ajo është në detyrën e saj, falë politikave të mira të ruajtjes së shtëpisë së udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kushteve të përmirësuara të punës", tha Bojmacaliev.

Ai premtoi se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fortë e Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara si më parë, duke ofruar të gjitha burimet dhe mbështetjen e nevojshme për të kryer misionin e saj. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR