• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shënohet Dita botërore e diabetit

Shënohet Dita botërore e diabetit

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Mungesa e kontinuitetit në qasjen e terapisë bashkëkohore, qasja deri te ndihmëset mjekësore për monitoring të glikemisë, si dhe mungesa për edukim të vazhdueshëm dhe strukturor, janë sfidat me të cilat ballafaqohen pacientët e sëmurë nga diabeti.

Me moton "Të ballafaquar me sfidat e diabetit në Maqedoni - veprojmë para se të bëhet vonë", sot Lidhja e shoqatave të diabetëve do ta shënojë 14 Nëntorin - Ditën botërore të diabetit.

Ngjarja qendrore do të jetë në hotelin "Kontinental", ku do të mbahet forum, në të cilin do të prezantohen qëndrime dhe mendime eksperte, para së gjithash për implenentimin e Programit kombëtar për diabet dhe pritet të miratohen konkludime adekuate dhe rekomandime për veprim të përbashkët gjatë vitit të ardhshëm.

Përfaqësues të Lidhjes dje kanë realizuar takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, ku kanë cekur se gjatë muajve të kaluar po ballafaqohen me mungesë të shiritave dhe të aparateve për matjen e sheqerit në gjak, si dhe mungesë të terapisë kundër diabetit. Sipas tyre, është e domosdoshme që në tërësi të ndryshohet edhe mënyra e furnizimit të insulinës dhe të braktiset sistemi i procedurave në tender. Presidenti Pendarovski, siç kumtuan nga Kabineti i tij, ka shprehur përkrahje për kërkesat e tyre që të vendoset çmim referent për furnizimin e glukometrave dhe shiritave për matjen e sheqerit, si dhe t'u refundohen harxhimet për terapinë e re kundër diabetit.

Dje në prag të Ditës botërore të diabetit, në Klinikën për fëmijë në Shkup u kumtua se janë furnizuar senzorë për fëmijë dhe të rinj deri 18 vjeç me diabet të tipit 1, gra shtatzëna me diabet të tipit 1 dhe për persona të verbër. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR