• e mërkurë, 11 mars 2026

Shënohet 83 vjetori i deportimit të 7,144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin Treblinka

Shënohet 83 vjetori i deportimit të 7,144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin Treblinka

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Bashkësia Hebraike në Republikën e Maqedonisë (BHRM) dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë shënojnë 83-vjetorin e deportimit të 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin Treblinka.

Me këtë rast, kryeministri Hristijan Mickoski do të vendosë lule para memorialit në ish Monopolin në Shkup, dhe gjithashtu do të mbajë një fjalim në aktivitetin e organizuar për të shënuar përvjetorin.

Gjithashtu, edhe një delegacion i Kuvendit i përbërë nga: Ljupço Prenxhov, Dafina Stojanoska dhe Daniela Nikollova do të vendosin lule në monumentin e ish Monopolit, si dhe në Monumentin e hebrenjve të deportuar dhe Monumentin e luftëtarëve të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare në varrezat hebraike dhe varrezat e qytetit në Butel.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dje në Kompleksin Memorial dhe të Muzeut "Treblinka" në Poloni, mori pjesë në përkujtimin e Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë.

President Gordana Siljanovska-Davkova attended Tuesday an event commemorating the Holocaust of the Macedonian Jews at the Treblinka memorial in Poland. The President paid her respects to the

Ajo i nderoi viktimat dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin kushtuar 7,144 hebrenjve të Maqedonisë të deportuar nga pushtuesi fashist në kampin e vdekjes Treblinka në vitin 1943.

Dje, një delegacion kuvendor i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit Vesna Bendevska vendosi lule në Memorialin e Holokaustit në Kamena Menora dhe në Memorialin Estreja Ovadija-Mara në Manastir. sa/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR