• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shënohet "100 vjetori i aviacionit të Maqedonisë", ekspozohet fluturakja e parë "Ilindenka"

Shënohet

Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Me fluturime akrobatike me aeroplanë dhe fluturake pa motor, fluturime grupore dhe fluturim të ulët të aeroplanit të pasagjerëve, parashutistë me flamurin më të madh shtetëror nga ajri, dhe me ekspozimin e aeroplanit të parë të aviacionit të Maqedonisë, Aeroklubi i Shkupit shënon "100 vjetorin e  aviacionit të Maqedonisë".

Duke theksuar se në vitin 1923 është formuar aeroklubi i parë në vendin tonë, Aeroklubi Shkup, kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, theksoi se aviacioni ynë ka kaluar nëpër shumë sfida, duke kaluar nëpër raste të ndryshme shoqërore, rregullime shoqërore, kriza luftarake dhe fatkeqësi.

"Por me këmbëngulje dhe besim të madh, ai arriti të kapërcejë sfidat dhe të marrë epitetet e respektit dhe vlerësimit. Them shumë sfida sepse fillimet modeste 100 vjet më parë sot janë kthyer në një bazë solide për suksesin e aviacionit të Maqedonisë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij, dhe këtë e dëshmojnë shumë aktivitete të përbashkëta që pilotët tanë, aviatorët i kanë kryer dhe i realizojnë si përmes pjesëmarrjes në aksione dhe ruajtje të jetëve njerëzore në shtet, ashtu edhe përmes veprimeve të përbashkëta dhe rajonale dhe globale në fushën e sigurisë", tha Kovaçevski.

Kryeministri tha për "Ilindenkën" se ajo i hapi rrugën krijimit të një sërë fluturakesh të tilla pa motor që u dërguan në të gjithë ish Jugosllavinë ku morën vetëm lëvdata me vlerësime që konsideroheshin ndër më të mirat në botë. Është bukur kur historia jonë ruhet mirë për t'ua treguar brezave të rinj që janë sot këtu mes nesh.

Ilindenka është prodhuar në fabrikën "20 Maj" në Shkup. Fluturimi i parë me fluturaken është kryer në vitin 1955 dhe do të mbahet mend për pjesëmarrjen e saj në kampionatin botëror të fluturakeve pa motor në Poloni, në vitin 1958, si pjesë e Kombëtares së atëhershme të RSF të Jugosllavisë.

"Që atëherë, ky aeroplan ishte në Muzeun Teknik Ushtarak në Beograd, dhe falë marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me presidentin e Serbisë, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe falë ndihmës së tyre drejtorit të VTM-së në Beograd, ky aeroplan sot ndodhet në Shkup ku e ka vendin", tha Kovaçevski, duke falënderuar autoritetet serbe që mundësuan prezantimin e aeroplanit të parë të aviacionit të Maqedonisë.

Në mesin e të ftuarve në këtë aktivitet ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.

Daçiq, theksoi se vendet tona janë të vendosura për të forcuar më tej marrëdhëniet për një të ardhme më të begatë të qytetarëve.

Kryetari i Aeroklubit të Shkupit, Dejan Sazdovski, theksoi se fillimi i aviacionit të Maqedonisë buron nga disa zona mikro-jugosllave dhe është i lidhur me tërë ish-Jugosllavinë që nga fillimi i saj, i cili filloi 100 vjet më parë në vitin 1923 nga një grup i vogël entuziastësh të mbështetur  nga Qeveria qendrore në Beograd.

Ai theksoi se vendi ka edhe një fluturake që fluturonte dhe përdorej nga njerëzit, i cili pushoi së funksionuari në vitet e 60-ta dhe një ose dy prej tyre përfunduan në depon e Muzeut në Beograd.

Instruktori i parashutizmit, Jane Stefanov, theksoi se ky do të jetë një vend i dedikuar ku mund të mësojnë modelistët e rinj, pilotët e parashutizmit, avionistët e rinj.

"Ne duam që aeroporti ynë të jetë i gjelbër, jo vetëm që bari të jetë i gjelbër, por ai të furnizohet nga burime të rinovueshme të energjisë. Ne duam që qielli ynë të jetë i gjelbër. Qielli ynë nuk mund të jetë i gjelbër, por kur aeroplanët elektrikë fluturojnë drejt qiellit, atëherë ata mund ta bëjnë atë të gjelbër," tha Stefanov.

Ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri, shprehu krenarinë e veçantë për këtë jubile sepse përkon me njëqindvjetorin e aviacionit italian.

Përveç kësaj, në ceremoni u shfaqën akrobaci që janë standarde për shfaqjet ajrore, dhe heronjtë e zjarreve të verës, tre Air Tractor AT-802A Fire Boss të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që do të fluturojnë në formacion, pastaj aeroplani qeveritar i tipit Lirxhet 60, helikopterët e policisë dhe aeroplani ushtarak Mi-17 dhe në fund të programit të fluturimit të ulët do të fluturojë aeroplani i pasagjerëve Airbus A320 i kompanisë ajrore Vizer.

Të ftuar specialë në përvjetor ishin aeroplanët nga forcat ajrore të Serbisë, Italisë dhe Greqisë, dhe një atraksion i veçantë janë dy interceptorët supersonikë MIG-29 të Forcave Ajrore Serbe, të cilët janë gjithashtu pjesë e këtij Aeromitingu të madh. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR