• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shënohen 120 vjet nga vdekja e Goce Dellçevit

Shënohen 120 vjet nga vdekja e Goce Dellçevit

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Me vendosjen e luleve në varrin e Goce Dellçevit në kishën "Shën Spasi" nga ana e delegacioneve dhe qytetarëve, sot janë shënuar 120 vjet nga vdekja e revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev.

Lule në varrin e tij kanë vendosur presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Micovski dhe delegacione tjera  

Одбележување на 120 години од смртта на Гоце Делчев ФОТО/МИА

Për dallim nga 4 shkurti të këtij viti, kur në shënimin e ditës së lindjes së Goce Dellçevit arriti një delegacion zyrtar nga Sofja, tani një gjë e tillë nuk u paralajmërua.

Në konferencë për shtyp në Sofje, më 27 prill të këtij viti, u.d. ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, tha se nuk është arritur marrëveshje me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shënimin e përbashkët të vdekjes së Dellçevit më 4 maj, edhe pse ka pasur marrëveshje dhe praktika të tilla në vitet e kaluara.

Одбележување на 120 години од смртта на Гоце Делчев ФОТО/МИА

Po ashtu, në Kuvend sot në mesditë do të ndahet çmimi "Goce Dellçev" për vitin 2023 për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e shkencës.

Sipas Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Dellçev”, fituesit e çmimit shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2023 janë: prof. dr. Nano Ruzhin për veprën “Ikonografitë ballkanike”, prof. dr. Trifçe Sandev dhe dr. Aleksandar Iomin për veprën "Funksionet speciale të llogaritjes fraksione: Aplikimet e difuzionit dhe kërkimit të rastësishëm", dr. Aleksandar Vasilevski për veprën “Paraqitjet postbizantine të Gjykatës së Frikshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut – baza ideore, burimet figurative dhe analiza ikonografike”. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR