Shënimi i Ditës së Njësitit Speciala Antiterrorist Tigrat
- Në kazermën "Ilinden" në Shkup sot do të shënohet Dita e formimit të Njësitit Special Antiterrorist - TIGRAT.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:50, 13 mars, 2025

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Në kazermën "Ilinden" në Shkup sot do të shënohet Dita e formimit të Njësitit Special Antiterrorist - TIGRAT.
Në ngjarje fjalim do të kenë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe komandanti i NJSA TIGRAT Dragan Prokopovski.
Delegacione nga Qeveria dhe MPB do të vendosin lule dhe do të bëjnë homazhe në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të "NJSA - TIGRAT".
Më 13 mars të vitit 1981 për herë të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme është formuar në kuadër të Sekretariatit të atëhershëm Republikan për Punë të Brendshme të RS të Maqedonisë, Njësiti për Detyra Speciale me emrin Tigrat.
Qëllimi i tij parësor gjatë formimit ka qenë detyra speciale, sigurimi i personaliteteve publike, përballja me kriza, detyra speciale për të cilat milicia e asaj kohe nuk ishte e përgatitur, dhe më vonë për antiterrorizëm, detyra speciale si aksione sabotuese, infiltrim prapa vijave të armikut, sigurimi i terrenit, përgatitja e terrenit për veprime ushtarake të strukturave të tjera ushtarake, ndalimi dhe arrestimi i kriminelëve apo personaliteteve të kërkuar nga nga ligji, zhytje, nxjerrja e viktimave të mbytur, të bllokuar në ortekë, eksplozivë dhe qenve nuhatës, sigurimi i personave me rëndësi jetike. Kohët e fundit, njësitiështë përmirësuar me një metodë ushtarake për zgjidhjen e konflikteve ushtarake jashtë mjediseve urbane.
Më 13 mars të vitit 2021, përveç 40-vjetorit të formimit, Njësiti për Detyra Speciale (NJDS) u riemërua Njësiti Speciala Antiterrorista (NJSA).
Foto: Arkivi i MIA-s