Shënimi i Ditës së aviacionit VING
- Me një ceremoni ushtarake të mbajtur në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec, pjesëtarët e aviacionit VING (vVING) të Komandës operative (KO) shënuan 10 qershorin - Ditën e njësisë, ditë që simbolikisht shënon fluturimin e parë ushtarak në historinë e Armatës në vitin 1992 dhe që sot është shenjë institucionale e aviacionit ushtarak të Armatës.
- Post By Fami Bajrami
- 14:40, 10 qershor, 2025
Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Me një ceremoni ushtarake të mbajtur në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec, pjesëtarët e aviacionit VING (vVING) të Komandës operative (KO) shënuan 10 qershorin - Ditën e njësisë, ditë që simbolikisht shënon fluturimin e parë ushtarak në historinë e Armatës në vitin 1992 dhe që sot është shenjë institucionale e aviacionit ushtarak të Armatës.

Në ceremoni, përveç shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majori Sashko Lafçiski, morën pjesë komandanti i Komandës operative, gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski, drejtori i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral brigade Orce Jordev, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Shtatmadhoria e Armatës, Komanda e operacioneve, komandantë të njësive, ish-komandantë që e udhëhoqën këtë strukturë në faza të ndryshme të zhvillimit të saj, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Asociacioni i atasheve të Mbrojtjes, si dhe përfaqësues nga vetëqeverisja lokale.
Shefi i Shtatmadhorisë duke uruar Ditën e njësisë, theksoi se me punë të palodhur dhe përkushtim, VING është shndërruar në një njësi të respektueshme dhe plotësisht kompatibile e cila funksionon dhe zhvillohet konform standardeve të NATO-s.
"Të udhëhequr nga kriteret për ndërveprim dhe operacionilizim, brenda kornizës së planit afatgjatë të zhvillimit të mbrojtjes, kam kënaqësinë të theksoj VING është në rrugën e modernizimit me aeroplanë të rinj dhe modern, si dhe me sistemet dhe pajisjet më të sofistikuara luftarake për mbrojtje ajrore të suksesshme, gjë që do të rrisë edhe gatishmërinë e tij luftarake", tha gjenerali Lafçiski.

Në fjalën e tij, komandanti i forcave ajrore, koloneli Dragan Pavllovski, theksoi rëndësinë e 10 qershorit si simbol të këmbënguljes, vizionit dhe profesionalizmit të aviacionit ushtarak i cili është zhvilluar me sukses që nga fillimi, pavarësisht sfidave të mëdha pas pavarësisë së vendit.

Në kuadër të ceremonisë u ndanë mirënjohje dhe masa stimuluese për pjesëtarët që u dalluan me përkushtim dhe angazhim të veçantë profesional. Të pranishmit patën gjithashtu mundësinë të ndjekin një parakalim të aeroplanëve me të cilët disponon Krahu i aviacionit VING dhe F-16, aeroplanë të Forcave ajrore helenike, si pjesë e patrullave të rregullta ajrore.
Foto: Shtatmadhoria e Armatës