Shënimi i Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare
- Me rastin e 21 shkurtit - Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Drejtorinë për zhvillimin dhe promovimin e arsimit të gjuhëve të anëtarëve të bashkësive dhe Drejtoria për afirmimin dhe promovimin e kulturës së anëtarëve të bashkësive, organizojnë ngjarje në të cilën do të marrin pjesë edhe nxënësit fitues të çmimeve nga thirrja publike për paraqitjen e veprave (poezi-prozë) të shkruara në gjuhën e tyre amtare.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:52, 21 shkurt, 2025

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Me rastin e 21 shkurtit - Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Drejtorinë për zhvillimin dhe promovimin e arsimit të gjuhëve të anëtarëve të bashkësive dhe Drejtoria për afirmimin dhe promovimin e kulturës së anëtarëve të bashkësive, organizojnë ngjarje në të cilën do të marrin pjesë edhe nxënësit fitues të çmimeve nga thirrja publike për paraqitjen e veprave (poezi-prozë) të shkruara në gjuhën e tyre amtare.
Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrje e kanë të gjithë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, ndërsa njëri nga kushtet për pjesëmarrje është që veprat të jenë të shkruara në gjuhën amtare të nxënësit (maqedone, shqipe, turke, rome, serbe, boshnjake, vllahe/ose gjuhë tjetër), pavarësisht nëse ai përfaqësohet në mësim të rregullt në shkollë. qa/
Foto: arkivi