• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shënimi i ditës Natura 2000 dhe ditës botërore të biodiversitetit

Shënimi i ditës Natura 2000 dhe ditës botërore të biodiversitetit

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të projektit "Përmirësim i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES" sot do të mbajnë ngjarje në kuadër të shënimit të ditës së Natura 2000 dhe ditës botërore të biodiversitetit.

Ngjarja do të mbahet në sheshin e vendbanimit Bellçishtë, me fillim në orën 11:00, ndërsa do ta hapë ministrja e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Fjalime përshëndetëse do të kenë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir dhe kryetari i komunës Debërca, Zoran Nogaçevski.

Daniel Bogner, tim lider i projektit dhe Gjoko Zoroski nga organizata qytetare Ekoturizmi, në fjalimet e tyre do të flasin për lokalitetin Balta e Bellçishtës si rajon potencial Natura 2000.

Pas fjalimeve të pranishmit, të kryesuar nga organizuesit dhe ekspertët do të shëtisin rreth Baltës së Bellçishtës për t'u njohur me vlerat natyrore.

Ngjarja është në organizim të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES". Shfrytëzuese e projektit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimti Hapësinor, ndërsa e zbaton NIRAS me partnerët. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR