• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Shënimi i 2 Gushtit, Kovaçevski në Shkup, Xhaferi në Krushevë, Pendarovski në Pelincë

Shënimi i 2 Gushtit, Kovaçevski në Shkup, Xhaferi në Krushevë, Pendarovski në Pelincë

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Më 2 Gusht - Ditën e Republikës - Ilindeni, që këtë vit shënohet nën sloganin "120 vite Ilinden – Vatër e Atdheut”, kryeministri Dimitar Kovaçevski do të flasë në ceremoninë në kalanë e Shkupit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Meçkin Kamen në Krushevë, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë, informoi sot pasdite shërbimi për informim i Qeverisë. 

Në Krushevë, nesër, tradicionalisht, në organizimin e TKSH "Dhjetë Ditët e Republikës së Krushevës", hapet para qytetarëve tanë manifestimi me të njëjtin emër, i cili përfaqëson kulturën, traditën dhe historinë e Krushevës. Në hapjen e TKSH -së "Dhjetë ditët e Republikës së Krushevës" do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.

"Delegacionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut marrin pjesë në të gjitha manifestimet e përfshira në programin shtetëror për shënimin e festës shtetërore 2 gusht - Dita e Republikës - Ilinden. Shënimi i Ditës së Republikës, Ilindenit më 2 gusht, do të fillojë me ngjarjet në Shkup, ku kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbajë një fjalim solemn në Kalanë e Shkupit, dhe delegacionet e larta qeveritare do të vendosin lule në disa lokacione në qytet", njoftojnë nga Qeveria në informacionin për programin për shënimin e festës.

Sipas paralajmërimit, më 2 gusht në orën 08:30, delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiç do të vendosin lule të freskëta te monumenti i KAÇKM-së  në " Gruaja Luftëtare" në Shkup, në monumentin e Nikolla Karevit para Kuvendit, si dhe në memorialin e Metodija Andonov-Çentos në sheshin e qytetit.

Manifestimi solemn në Shkup vazhdon në Kalanë e Shkupit, në ora 09:30, ku pas vendosjes së luleve të freskëta para monumentit të Lirisë “Forca, Lavdia dhe Fitorja”, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Do të mbajë fjalim Dimitar Kovaçevski. Pas fjalës së kryeministrit në ceremoni, vijon një program kulturo-artistik. Kryeministri Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në përbërje të së cilit janë  zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Nga Qeveria informojnë se kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në krye të një delegacioni të lartë shtetëror me nderime dhe kremtimin shtetërore, do të shënojë festën e madhe nacionale Ilinden në Krushevë.

Në përbërje të delegacionit qeveritar në kremtimin e festës shtetërore 2 gusht - Dita e Republikës - Ilinden në Krushevë janë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikolovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Delegacioni qeveritar do të përulet dhe do të bëjë nderimet duke vendosur lule të freskëta në vendprehjen e përjetshme të presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev në monumentin "Maqedonia" në Gumenje dhe në monumentin e luftëtarëve të rënë në Sliva, të cilat janë simbol i sakrificës së kryengritësve për mbrojtjen e Republikës së Krushevës, duke filluar nga ora 9:00.

Nga ora 10:00 me prezencën e shërbimit përkujtimorë  për të vdekurit Ilindenas në kishën “Shën Nikolla”, të delegacionit qeveritar dhe me vendosjen e luleve në monumentin  e Meçkin Kamenit, vazhdon ceremonia për nder të festës nacionale, pas së cilës do të fillojë manifestimi në Meçkin Kamen në ora 11:30, në të cilën do të mbaj fjalim kryetari i Kuvendit, Xhaferi.

Në kuadër të pjesës qendrore të programit shtetëror për shënimin e 2 gushtit, në Krushevë do të mbahet program festiv kulturo-artistik.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në ora 10:15 do të mbajë fjalim në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë, me rastin e shënimit të 2 gushtit, Ilindenit - Ditës së Republikës, më 2 gusht 2023. 

Për nder të seancës së parë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Popullor të Maqedonisë - KAÇKM-së  , para përmendores së KAÇKM-së  do të vendosen lule të freskëta, pas së cilës do të mbajë fjalim presidenti Pendarovski dhe do të vijojë program i organizuar kulturo-artistik. 

Në monumentin e KAÇKM-së  në Qendrën Përkujtimore të Pelincës, me rastin e festës kombëtare të Ilindenit, delegacioni qeveritar përbëhet nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ministri  Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu.

Në programin solemn për shënimin e festës së Republikës këtë vit është përfshirë edhe festimi tradicional i Ilindenit në Smilevë, të organizuar nga Komuna e Demir Hisarit, ku festohet me vendosjen e luleve dhe me manifestim folklorik.

Nga ora 09:00 delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendësministri i Financave Filip Nikolovski dhe koordinatori nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërsektorial Robert Alagjozovski do t'i bëjnë nderim tumës së Dame Gruevit, monumentit të smilevskit Ilindenasit dhe pllakës përkujtimore çetës partizane të Smilevit, e më pas vizita në Muzeun Përkujtimor, vendosja e luleve në monumentin e Dame Gruev, pas së cilës fillon festa tradicionale në parkun përkujtimor "Dame Gruev". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR