• e martë, 24 dhjetor 2024

Shënim i Ditës Botërore të personave të sëmurë nga multipla skleroza

Shënim i Ditës Botërore të personave të sëmurë nga multipla skleroza

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Lidhja kombëtare e personave me invaliditet trupor në Maqedoninë e Veriut "Mobilitet Maqedoni", me rastin e 30 majit - Ditës botërore të personave të sëmurë nga multipla skleroza, sot organizon marsh për ngritjen e ndërgjegjes publike për problemet, me të cilat ballafaqohen personat me multipla skleroza, për nevojat e tyre specifike për jetesë më cilësore dhe inkluzion social.

Në ngjarjen, siç informojnë nga "Mobilitet Maqedoni", do të përfshohen edhe personat me paraflegji dhe distrofi.

Ngjarja do të fillojë para Portës "Maqedonia" dhe do të vazhdojë me marsh në korsinë e djathtë të rr. "11 Tetori" në drejtim të Kuvendit të RMV-së deri te Shtëpia "Dare Xhambaz". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR