• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Sfida dhe mundësi në procesin e zgjerimit të listës së ilaçeve të cilat janë në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor"

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Dialog politik në nivel të lartë "Sfida dhe mundësi në procesin e zgjerimit në listën e ilaçeve të cilat janë në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor" do të mbahet sot në orën 09:30, në Sallën solemne të Qeverisë.

Siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, në pjesën e hapur të ngjarjes fjalime hyrëse do të kenë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, Natasha Azopardi Muskat, drejtoreshë për Politika Shëndetësore dhe Sisteme në zyrës rajonale të OBSH-së për Evropë dhe Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së për Maqedoninë e Veriut.

Pas fjalës në ngjarje, Mickoski do të japë deklaratë në Qendrën për media në Qeveri. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR