• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sezhurne: Trupat franceze mund të kenë rol joluftarak në Ukrainë

Sezhurne: Trupat franceze mund të kenë rol joluftarak në Ukrainë

Paris, 27 shkurt 2024 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurne sot deklaroi se trupat franceze mund të kenë një rol jo luftarak në Ukrainë, duke ndihmuar në deminimin, mbrojtjen kibernetike dhe prodhimin e armëve.

Sezhurne iu tha deputetëve se patjetër të shikohen aksione të reja për mbrojtjen e Perëndimit për Ukrainën.

"Disa nga ato aksione mund të kërkojnë praninë në territorin ukrainas, pa kaluar pragun e luftimit. Asgjë nuk duhet të përjashtohet", tha Sezhurne.

Ai shtoi se atë e ka vënë në funksion presidenti Emanuel Makron.

Të hënën Makroni nuk ka hedhur poshtë mundësinë që vendet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Deklarata e Makronit ka shkaktuar një sërë përgjigjesh nga aleatët të cilët paralajmëruan se nuk e kanë ndërmend të dërgojnë trupa në Ukrainë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR