• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sezhurne e ftoi Netanjahun që të mos e sulmojë Rafahn

Sezhurne e ftoi Netanjahun që të mos e sulmojë Rafahn

Jerusalem, 30 prill 2024 (MIA) - Shefi i i diplomacisë franceze Stefan Sezhurne i cili sot po qëndron në Izrael, i tha nikoqirit të tij, kryeministrit Benjamin Netanjahu se ofensiva e IDF-së kundër qytetit Rafah, në pjesën jugore të Gazës është një ide e keqe dhe nuk do të kontribuojë në luftën e këtij vendi kundër Hamasit, deklaroi për mediat britanike një burim diplomatik francez. 

"Kjo është ide e keqe. Ka shumë pasiguri për çështjet humanitare", tha Sezhurne.

Në Rafah aktualisht jetojnë 1.45 milionë njerëz të cilët përballen me mungesë uji, ushqimi dhe ilaçesh, si dhe sulme ajrore të përditshme izraelite. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR