• e shtunë, 06 korrik 2024

Seuli njoftoi se Pheniani ka lëshuar raketë balistike drejt Detit të Japonisë

Seuli njoftoi se Pheniani ka lëshuar raketë balistike drejt Detit të Japonisë

Seul, 22 prill 2024 (MIA) - Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike të paidentifikuar, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut, transmeton DPA.

Koreja e Veriut lëshoi raketa drejt Detit lindor të njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Jonhap, duke cituar Shtatmadhorinë në Seul.

DPA kujton se me rezolutat e KB-së, Koresë së Veriut i ndalohet të lëshojë, madje edhe për të testuar raketa balistike të çdo rreze. Kjo, në rastin e këtij vendi, zakonisht me raketat tokë-tokë, që mundë të jenë të pajisur edhe me mbushje bërthamore. 

Në muajt e fundit, ka pasur sërish një rritje të tensioneve në Gadishullin korean, shkruan DPA. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR