• e premte, 05 dhjetor 2025

Sesioni i korrikut në Europarlament, në mesin e temave të agjendës edhe Raporti i Uajcit për vendin

Sesioni i korrikut në Europarlament, në mesin e temave të agjendës edhe Raporti i Uajcit për vendin

Bruksel, 7 korrik 2025 (MIA) – Në Strasburg prej sot e deri të enjten do të mbahet mbledhje e Parlamentit Evropian, në rend dite të të cilës përveç temave të tjera, si prioritetet e Presidencës daneze me Këshillin e BE-së, bisedimet tregtare mes Unionit dhe SHBA-së dhe votimi i mosbesimit të Komisionit Evropian, është edhe Raporti i eurodeputetit Tomas Uajc për vendin. 

Debati për raportin e Uajcit në bazë të raporteve të Komisionit Evropian për vitin 2023 dhe 2024 për vendin është caktuar për nesër në orët e vona të pasdites, ndërsa votimi i eurodepuetëve për dokumentin është caktuar për të mërkurën. 

Përveç për raportin për vendin, eurodeputetët nesër pasdite do të debatojnë edhe për raportet për Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinë dhe Gjeorgjinë, për të cilat gjithashtu do të votohet të mërkurën. 

Mbledhja e PE-së këtë javë do të fillojë sot pasdite me një ceremoni për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, e ndjekur nga një debat mbi mocionin e eurodeputetit rumun George Piperea për votim mosbesimi ndaj Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Ursula fon der Lajen. Eurodeputetët do të votojnë për mocionin e Pipereas të enjten. Që të miratohet, mocioni duhet të mbështetet nga të paktën dy të tretat e eurodeputetëve që votojnë, që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të eurodeputetëve.

Pas debatit pas nismës së Pipereas, eurodeputetët do ta shqyrtojnë Raportin vjetor për punën e Bankës Evropiane për Investime (BEI) për vitin 2024 dhe do të debatojnë për sigurinë e produkteve që importohen në BE përmes sajteve për e-tregtinë dhe për Planin e veprimit të Unionit për deinstitucionalizim dhe kujdes familjar dhe shoqëror.  

Nesër mbledhja do të fillojë me debat për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës, në kuadër të së cilës do të debatohet për Samitin e ardhshëm BE-Kina dhe për mundësitë për përballje me kufizimet kineze për eksportin e burimeve të rralla. Nga ky debat duhet të dalë rezoluta për të cilën eurodeputetët do të duhet të votojnë të enjten.  

Në vazhdim të mbledhjes së nesërme kryeministrja daneze Mete Frederiksen para eurodeputetëve do t’i prezantojë prioritetet e Presidencës daneze me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti. 

 

Европратениците претпладнево ќе гласаат за извештајот за Србија, кој по гласањето ќе има форма на резолуција, што не е правно обврзувачка.

Gjatë periudhës së votimit të nesërm, eurodeputetët, ndër të tjera, pritet të votojnë për propozimin për pranimin e Bullgarisë në Eurozonë, rezolutën mbi "ruajtjen e kujtimit të viktimave të periudhës komuniste të pasluftës në Slloveni", raportin mbi zbatimin e Aktit Evropian për Lirinë e Mediave në vendet anëtare të BE-së, planin për ruajtjen e gazit përpara sezonit të ardhshëm dimëror dhe raportin e BEI-së për vitin 2024.

Sesioni i pasdites nesër do të fillojë me debate për propozim – masat për kimikale, për ndryshimet e Ligjit evropian për klimën në lidhje me qëllimet e reja klimatike deri në vitin 2040 dhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Bjellorusi, pas çka do të vijojnë debatet për raportet për vendet kandidate për anëtarësim. 

Mbledhja të mërkurën do të fillojë me debatin kyç të sesionit të kësaj jave në kuadër të të cilave eurodeputetët do të debatojnë me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe me kryetaren e KE-së, Fon der Lajen për rezultatet e Samitit të BE-së të mbajtur më 26 qershor. 

Pas kësaj, Fon der Lajen dhe eurodeputetët do të debatojnë për prioritetet e Parlamentit Evropian për Kornizën shumëvjeçare të buxhetit të BE-së pas vitit 2027. 

Periudha e votimit është planifikuar për në mesditë, brenda së cilës, përveç raporteve mbi vendet kandidate, eurodeputetët duhet, ndër të tjera, të votojnë edhe për ndryshimet në rregulloren për shpyllëzimin, për pagesën e ndihmës për viktimat e përmbytjeve të vitit të kaluar në Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Moldavi, Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke, për raportin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe për "koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe nevojën urgjente për të ndaluar agresionin rus".

Pas votimit, seanca do të vazhdojë me një debat tematik mbi hartimin e një ligji të BE-së kundër diskriminimit dhe mbi mbrojtjen e të drejtave themelore, i ndjekur nga diskutime mbi negociatat tregtare midis BE-së dhe SHBA-së, mbi gatishmërinë e Unionit për t'u përballur me zjarret dhe thatësirat në verën e ardhshme, mbi mbrojtjen e pakicave fetare në Siri, si dhe një debat të titulluar "51 vjet pas pushtimit turk të Republikës së Qipros".

Në ditën e fundit të seancës së kësaj jave, të enjten, eurodeputetët do të debatojnë për Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së pas vitit 2027, nimsën qytetare "Politika e Kohezionit për barazi rajonale dhe qëndrueshmëri të kulturave rajonale" dhe hendekun gjinor në shëndetësi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR