Serhio Ramos para transferit në Gallatasaraj
- Ish-futbollisti i PSZH-së dhe Real Madridit, Serhio Ramos është afër transferit në Gallatasaraj. Futbollisti ka statusin e lojtarit të lirë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:55, 1 gusht, 2023

Stamboll, 1 gusht 2023 (MIA) - Ish-futbollisti i PSZH-së dhe Real Madridit, Serhio Ramos është afër transferit në Gallatasaraj. Futbollisti ka statusin e lojtarit të lirë.
Sipas gazetarit Fatih Demirkol nga "Haber GLobal", klubi nga Stambolli e ka bindur spanjollin 37-vjeçar t'i bashkangjitet kampionit turk.
Për PSZH-në, Ramos për dy vite luajti 58 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe një asistim. Para kësaj, spanjolli luajti në Real Madrid prej vitit 2005 deri në vitin 2021. ab/
Foto: ЕPА