• e hënë, 23 dhjetor 2024

Serezo për transferimin e Moratës në Milan: Kush nuk dëshiron të qëndrojë, le të shkojë

Serezo për transferimin e Moratës në Milan: Kush nuk dëshiron të qëndrojë, le të shkojë

 Madrid, 17 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Atletiko Madrid, Enrike Serezo ka komentuar transferimin e mundshëm të sulmuesit Alvaro Morata në Milano.

Më parë u raportua se Milani do të paguajë 13 milionë euro për 31-vjeçarin spanjoll dhe do të nënshkruajë kontratë me të deri në fund të qershorit të vitit 2028.

"Morata u largua. A do të shkojë në Milano? Duket se po. Ata që duan të qëndrojnë qëndrojnë. Ata të cilët nuk na duan, le të ikin. Kjo na shqetëson sepse Alvaro është një lojtar fantastik dhe një person i madh", deklaroi Serezo për "Calciomercato". 

Në sezonin 2023/24, Morata shënoi 21 gola dhe siguroi pesë asistime në 48 paraqitje për Atletikon në të gjitha ndeshjet.

 Futbollisti e fitoi edhe Euro 2024 si pjesë e kombëtares spanjolle. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR