• e hënë, 23 dhjetor 2024

Serbia me qeveri të re, kryeministër Millosh Vuçeviq, 31 ministra dhe 26 ministri

Serbia me qeveri të re, kryeministër Millosh Vuçeviq, 31 ministra dhe 26 ministri

Beograd, 2 maj 2024 (MIA)- Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë zgjedhur sot pasdite Qeverinë e re të Serbisë e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Millosh Vuçeviq.

Pjesë e kabinetit qeveritar do të jenë edhe dy të sanksionuarit e SHBA-së, Aleksander Vulin si zëvëndëskryeminstër dhe Nenad Popoviq si ministër pa portofol.

Zëvendëspresidentë i parë dhe ministër i Financave do të jetë Sinisha Mali, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministre e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Menaxhimit të Ujërave Irena Vujoviq.

Ministër i Punëve të Jashtme është Marko Gjuriq, ministër i Mbrojtjes Bratislav Gashiq, ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq dhe ministre e Minierave dhe Energjisë Dubravka Gedoviq Handanoviq, ndërsa departamenti i tregtisë së brendshme dhe të jashtme do të vazhdojë të jetë me në krye Tomislav Momiroviqin, njofton Gazeta Ekspres.

Ministre e Drejtësisë mbetet Maja Popoviq, ndërsa ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale do të jetë Jelena Zhariq Kovaçeviq. Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogun social do ta udhëheq Tomislav Zhigmanov, ndërsa ministrinë për Integrime Evropiane do ta udhëheq Tanja Mishqeviq.

Ministër i Arsimit është Sllavica Gjukiq Dejanoviq, i Ekonomisë Adrijana Mesaroviq, i Bujqësisë është Aleksandar Martinoviq, ministër i Shëndetësisë është Zlatibor Lonçar, ndërsa ministër i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Nemanja Staroviq.

Ministria e Kujdesit Familjar dhe Demografisë do të udhëhiqet nga Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, Ministria e Sportit nga Zoran Gajiq dhe Ministria e Kulturës nga Nikola Selakoviq, ndërsa Jelena Begoviç kryeson Ministrinë e Shkencës, Zhvillimin Teknologjik dhe Inovacionin.

Ministria e Turizmit dhe Rinisë i mbetet Husein Memiq, ndërsa Departamenti i Informacionit dhe Telekomunikacionit do të drejtohet nga Dejan Ristiq dhe Darko Glishiq do të udhëheq me Ministrinë e Investimeve Publike.

Qeveria e re e Serbisë numëron 31 anëtarë, ku pesë janë ministra pa portofol – Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Usame Zukorliq, Nenad Popoviq dhe Tatjana Macura.

QËNDRONI TË LIDHUR