• e premte, 22 nëntor 2024

Serbia, Hungaria dhe Austria me forca të përbashkëta policore drejt Maqedonisë së Veriut do ta mbrojnë Evropën nga emigrantët

Serbia, Hungaria dhe Austria me forca të përbashkëta policore drejt Maqedonisë së Veriut do ta mbrojnë Evropën nga emigrantët
Beograd, 16 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe kancelari austriak, Karl Nehamer sot në Beograd nënshkruan Marrëveshje për mirëkuptim mes tre vendeve për përforcim të bashkëpunimit trilateral në fushën e luftës efikase kundër emigracionit ilegal, me të cilin përmes harmonizimit të politikës së vizave të Serbisë me Tunizinë, Burundin dhe vende të tjera dhe me forca të përbashkëta policore drejt Maqedonisë së Veriut do ta mbrojnë Evropën nga emigracioni, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në konferencën për shtyp deklaroi se Serbia ka pasur rritje të monsiderueshme të emigrantëve ilegal në vitin 2022 nga 191 për qind, të cilët më së shumti vijnë nga Maqedonia e Veriut - 51 për qind dhe nga Bullgaria 32-33 për qind. Ai shtoi se Serbia më vonë do të tentojë së bashku me Maqedoninë e Veriut atë kufi mbrojtës ta lëvizë gjithashtu në jug, nëse kjo tregohet e suksesshme, me çka në përgjithësi do të mbrohet Evropa, por edhe Serbia, sepse nuk dëshiron të jetë "parking për emigrantë". Sa i përket emigrantëve të regjistruar, Vuçiq theksoi se numër më i madh i njerëzve në Serbi arrijnë nga Afganistani 40 për qind, nga Siria 27 për qind, Maroko 12,5 për qind, Burundi 7 për qind dhe dy për qind nga Pakistani. Kancelari austriak, Karl Nehamer deklaroi se atë që po e bëjnë këto tri vende është sinjal i fuqishëm për Brukselin. "Sinjal i fuqishëm është që dy vende-anëtare të BE-së, Hungaria dhe Austria, së bashku me Serbinë, partnere me të vërtetë e fuqishme dhe e dëshiruar, nga këtu dërgojnë sinjal drejt Brukselit", theksoi Nehamer dhe shtoi se Austria është luftëtare e pasionuar për hyrje të vendeve-anëtare të BP në BE. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se nëse nga ai vend shihet siguria e Evropës, kur bëhet fjalë për emigracionin, kjo varet nga Serbia sepse, nëse i mbron kufijtë e vet, do ta mbrojë edhe Hungarinë dhe tërë kontinentin. Kur bëhet fjalë për emigracionin në Hungari, Orban tha se këtë vit parandaluan 250.000 kalime ilegale në vendin e tyre dhe shtoi se "tashmë një kohë të gjatë po zhvillon luftë kundër emigracionit ilegal" dhe se ka dëgjuar çfarëdo lloj gjërash se si duhet të punohet, por se beson në vetëm një metodë të bazuar të përvojës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR