Serbët nga Kumanova votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi
- - Serbët nga Kumanova sot në Klubin e veteranëve të rezervës votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
- Post By Fitore Curri
- 14:35, 17 dhjetor, 2023
Kumanovë,17 dhjetor 2023 (MIA) - Serbët nga Kumanova sot në Klubin e veteranëve të rezervës votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 54, Zoran Kovaçeviq në deklaratë për MIA-n thotë se zgjedhjet zhvillohen pa probleme dhe se vendvotimi është hapur në orën 7.
"Në këtë vendvotim deri më tani kanë votuar 246 nga gjithsej 420 votues të regjistruar, që është rreth 58 për qind pjesëmarrje. Është mirë e organizuar, kushtet janë të mira, gjithçka është në rregull dhe presim pjesëmarrje të madhe deri në fund të ditës së zgjedhjeve", deklaroi Kovaçeviq.
Në Serbi sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Vojvodinës, si dhe zgjedhjet lokale në 65 komuna dhe qytete, përfshirë edhe Beogradin. Këto janë zgjedhjet e 14-ta parlamentare në Serbi që nga vendosja e sistemit shumëpartiak dhe të nëntat e jashtëzakonshme. fc/
Fotografia: MIA