Trampi nominon Marko Rubion si sekretar shteti
- Senatori republikan nga Florida, Marko Rubio është nominuar për Sekretar të ri të shtetit të SHBA-së, publikoi presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp.
- Post By Fami Bajrami
- 08:56, 14 nëntor, 2024
Uashington, 14 nëntor 2024 (MIA) - Senatori republikan nga Florida, Marko Rubio është nominuar për Sekretar të ri të shtetit të SHBA-së, publikoi presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp.
"Për mua është nderë të publikoj se po nominoj senatorin Marko Rubio për Sekretar shteti të SHBA-së. Marko është një lider shumë i respektuar dhe luftëtarë i fuqishëm për lirinë. Ai do të jetë një përfaqësues i mirë i vendit, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i kujdesshëm i cili nuk do të tërhiqet kurrë nga armiqtë tanë", tha Trampi në një deklaratë.
Rubio në rrjetin X shkroi se "është një përgjegjësi e madhe të udhëheqësh Departamentin e shtetit dhe se është i nderuar nga besimi që presidenti Tramp i ka dhënë atij".
"Do të punoj çdo ditë për të zbatuar agjendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e presidentit Tramp, do të sjellim paqen me forcë dhe do të vendosim gjithmonë interesat e Amerikës në vend të parë", shkroi senatori republikan. rq/
Foto: arkivi i MIA-s