Senatori amerikan Sanders premtoi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për ta bllokuar shitjen e armëve për Izraelin
- Senatori amerikan, Berni Sanders premtoi se do të bëjë gjithçka që mundet për ta bllokuar shitjen e armëve Izraelit.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:20, 7 janar, 2025

Uashington, 7 janar 2025 (MIA) - Senatori amerikan, Berni Sanders premtoi se do të bëjë gjithçka që mundet për ta bllokuar shitjen e armëve Izraelit.
"SHBA-ja tashmë nuk guxon t'i dërgojë bomba një qeverie ekstremiste (e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu), e cila tashmë ka vrarë 45.000 njerëz, ka shkatërruar sisteme banesore, shëndetësore dhe arsimore në Gazë dhe ka shkaktuar uri me bllokimin e ndihmës humanitare", shkroi Sanders në platformën X.
Ai e kumtoi këtë pasi që Departamenti i Shtetit joformalisht e informoi Kongresin për marrëveshjen e propozuar për armë me Izraelin në vlerë prej tetë miliardë dollarëve, e cila përfshin dërgimin e municionit për aeroplanë luftarak dhe predha artilerike. ab/
Foto: МIА arkivi