• e diel, 22 dhjetor 2024

Senati i SHBA-së do të votojë për pakon e re të ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin, por nuk pritet sukses për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy partive

Senati i SHBA-së do të votojë për pakon e re të ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin, por nuk pritet sukses për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy partive

Uashington, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Demokratët dhe republikanët në Senatin amerikan sot do të votojnë për miratimin e pakos së ndihmave në vlerë prej 111 milardë dollarë për Ukrainën dhe Izraelin.

Votimi megjithatë ka mundësi të vogla që të ketë sukses (është e nevojshme dy e treta e shumicës të cilën demokratët nuk e kanë në Senat), pasi lideri i shumicës, republikani Miç Mekonel mbrëmë deklaroi se partia e tij do të votojë "kundër", sepse ka probleme me kontrollin dhe mbrojtjen e kufirit jugor të SHBA-së, ku ndonjëherë nga Amerika e Jugut mbërrijnë edhe nga dhjetëra mijëra emigrantë në ditë, prej të cilëve mijëra hyjnë në SHBA me shpresë që të marrin azil.

Paratë janë pjesë e pakos së gjerë të miratuar më parë nga presidenti Xho Bajden që përfshin mjete për angazhim të gjykatësve emigrantë dhe procesim të emigrantëve, si dhe para për mbrojtje raketore të Izraelit. Mjetet e dedikuara për Ukrainën përfshijnë 12 miliardë shpenzime për funksionim normal të qeverisë në Kiev, 15 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe 2,3 miliardë ndihmë për refugjatët ukrainas.

Nju-Jork tajms sot citoi disa nëpunës anonim të Pentagonit se ndihma për Ukrainën nuk është shterur, siç thotë administrata. Sipas tyre, ekziston shumë e autorizuar por e pashfrytëzuar prej 4,8 miliardë dollarë që mund të dërgohet në Kiev gjatë dimrit.

Administrata e Bajdenit thotë se kundërofensiva e Ukrainës kundër forcave ruse në jug të Ukrainës deri më tani nuk i arriti qëllimet, dhe forcat e Moskës në lindje shkojnë në ofensivë, prandaj nëse nuk arrin ndihma adekuate ushtarake, ekziston mundësia që Ukraina të mposhtet. 

Mbrëmë, senatorët pritën që presidenti ukrainas Volodomir Zelenski t'i bashkangjitet brifingut me videolidhje, por në moment të fundit ai e anuloi pjesëmarrjen. Në brifingun pas dyerve të mbyllura morën pjesë sekretari shtetëror Entoni Blinken, ministri i Mbrojtjes Llojd Ostin, gjenerali Çarlls Braun, shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Bashkuara, dhe drejtorët e inteligjencës kombëtare dhe të USAID-it. fc/

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR