• e hënë, 23 dhjetor 2024

Senati amerikan nuk e miratoi rezolutën e senatorit Berni Sandersit për ngrirjen e ndihmës ushtarake për Izraelin

Senati amerikan nuk e miratoi rezolutën e senatorit Berni Sandersit për ngrirjen e ndihmës ushtarake për Izraelin

 Uashington, 17 janar 2024 (MIA) - Senati amerikan nik e miratoi rezolutën me të cilën do të ngrihet ndihma ushtarake për Izraelin nëse Departamenti i Shtetit nuk raporton brenda 30 ditëve për atë nëse Izraeli i ka shkelur të drejtat e njeriut në fushatën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës. 

Rezolutën e parashtroi Berni Sandersi, senator nga shteti i Vermontit, por 72 senatorë votuan kundër, kundrejt 11 të cilët e mbështetën propozimin. 

"Duhet të sigurojmë që ndihma amerikane të përdoret në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet tona", tha senatori Sanders, duke u ankuar që Senati nuk i shqyrtoi masat që ndikojnë në situatën e civilëve palestinezë në Gazë. 

 Rezoluta e Sandersit u parashtrua sipas Ligjit për Ndihmë të Jashtme, i cili i lejon Kongresin të urdhërojë Departamentin e Shtetit të publikojë raport për të drejtat e njeriut dhe informacione të tjera për çdo vend të cilit SHBA-ja i japin ndihmë ushtarake, raportojnë mediat britanike.

Nëse rezoluta do të ishte miratuar, Departamenti i Shtetit do të duhej t'i dorëzonte raport Kongresit brenda 30 ditëve. Pas marrjes së raportit, Kongresi mund të shqyrtojë një rezolutë shtesë me të cilën  propozohen ndryshime në ndihmën e sigurisë për Izraelin. 

Edhe krahas humbjes së madhe të kësaj rezolute në Senat, ekziston  rritje të shqetësimit, veçanërisht në mesin e votuesve të majtë të presidentit amerikan Xjho Bajdenit, për dërgimin e armëve amerikane në Izrael, edhe krahas numrit të madh të viktimave palestineze në Rripin e Gazës, theksojnë  mediat britanike. 

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se e kundërshton rezolutën. Senatorët të cilët votuan kundër thonë se kjo dërgon një mesazh të gabuar në kohën kur Izraeli thotë se po kalon në locim më saktë të qëllimeve në Rripin e Gazës. 

 "Kjo rezolutë është jo vetëm që është e pabazë, por edhe e rrezikshme. Ajo dërgon absolutisht sinjal të gabuar në kohë të gabuar, komentoi senatori republikan Lindzi Gream.

SHBA-ja çdo vit i jep Izraelit ndihmë ushtarake prej 3.8 miliardë dollarë, duke përfshirë aeroplanë luftarakë dhe bomba të cilat mund t'i shkatërrojnë tunelet e Hamasit, ndërsa Biden  ka kërkuar nga Kongresit të miratojë një ndihmë shtesë prej 14 miliardë dollarë për Tel Avivin. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR