• e hënë, 23 dhjetor 2024

Senati amerikan miratoi 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Senati amerikan miratoi 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Ushington, 24 prill 2024 (MIA) - Senati amerikan miratoi mbrëmë një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila ndodhi pas disa muajsh ngecje për shkak të kundërshtimit të krahut të fortë në Partinë Republikane, raportoi DPA.

Në paketën e ndihmës amerikane për sigurinë, me vlerë prej 95 miliardë dollarë, përveç Ukrainës, janë përfshirë edhe Izraeli dhe Tajvani, shtoi agjencia gjermane. Paketa e ndihmës përfshin 61 miliardë dollarë për Ukrainën, 26 miliardë dollarë për Izraelin dhe rreth 8,12 miliardë dollarë për "kundërshtimin e Kinës komuniste" në Indo-Paqësorin.

Për miratimin e ligjit votuan 79 senatorë, ndërsa kundër ishin 18, që është shumë më tepër se shumica e kërkuar në Senat prej 100 anëtarësh për miratimin e ligjit.

Sipas procedurës kushtetuese, ligji tani duhet të nënshkruhet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR