• e martë, 24 dhjetor 2024

Seminar i parë për gjyqtare femra në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Seminar i parë për gjyqtare femra në futbollin e Maqedonisë së Veriut
Shkup, 20 shtator 2022 (MIA) - Federata e futbollit e Maqedonisë (FFM) në bashkëpunim me UEFA-në organizoi seminar të gjyqtareve femra, me theks në pjesën teorike të rregullave në lojën e futbollit. Ligjërues dhe instruktor i seminarit të mbajtur në Shkup, ishte anëtari i këshillit gjyqtar të UEFA-së, ndërsa njëherit edhe përgjegjës për gjyqtaret femra në Evropë, Dagmar Damkova nga Çekia. Gjyqtaret femra nga Maqedonia e Veriut kanë mundësi prej së afërmi të njihen me metodat e punës të cilat përdoren dhe zbatohen në ndeshjet ndërkombëtare nën patronatin e UEFA-së. Federata e futbollit e Maqedonisë për herë të parë organizoi seminar për gjyqtare femra. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR