• e hënë, 23 dhjetor 2024

Selia e shenjtë dhe Omani vendosën marrëdhënie diplomatike

Selia e shenjtë dhe Omani vendosën marrëdhënie diplomatike

Vatikan, 23 shkurt 2023 (MIA) - Selia e shenjtë sot kumtoi se ka vendosur marrëdhënie diplomatike me sulltanatin e Omanit, që janë marrëdhëniet e para diplomatike mes një vendi katolik dhe një tjetri sunit, ku islami është religjion shtetëror.

Selia e shenjtë dhe sulltanati i Omanit "vendosën, në bazë të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike të 18 prillit të vitit 1961, marrëdhënie të plota diplomatike në nivel të nunciturës apostolike në sulltanatin e Omanit dhe ambasadës në Selinë e shenjtë", thuhet në kumtesën e Vatikanit.

I vendosur në pjesën juglindore të Gadishullit arabik, Omani, vend i pasur me naftë, i rrethuar me Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Jemenin. ka popullatë prej rreth 4,5 milionë, përfshirë edhe shumë punëtorë të huaj.

Kumtesa e sot vjen tre muaj pas vizitës ë papa Françeskut në Baherejn. Prej fillimit të pontifikatit të tij në vitin 2013, Papa dy herë i vizitoi vendet e Gjirit, për herë të parë Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019, ndërsa për herë të dytë ishte në Bahrejn.

Omani, legjislatura e të cilit bazohet në të drejtën e sheriatit, me këtë bëhet një prej 180 vendeve të cilat kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Selinë e shenjtë, e cila, ndërkaq, nuk mirëmban lidhje diplomatike me Arabinë Ssaudite, Afganistanin apo Korenë e Veriut.

Omani ka katër famulli katolike dhe 12 priftërinj, thuhet në kumtesën e Vatikanit. ab/

Foto: Internet skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR