Sela: Nëse në qershor nuk ka datë për negociata, Qeveria e humb plotësisht kredibilitetin
- Post By Fami Bajrami
- 21:16, 16 maj, 2022

Shkup, 16 maj 2022 (MIA)- Krahas të gjitha krizave tjera me të cilat përballemi, çdo parti politike në agjendën e saj ka eurointegrimet, por pushteti është ai i cili duhet ta realizojë këtë. Nëse në qershor nuk marrim datë për fillimin e bisedimeve, atëherë qeveria e humb plotësisht kredibilitetin, tha sonte kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela gjatë pjesëmarrjes në TV21.
Në atë rast, sipas tij do të shkohet në zgjedhje në tetor.
Ai ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se nëse vjen deri te ndryshimi i Kodit zgjedhor atëherë ata do të kërkojnë të ketë tetë njësi zgjedhore, jo një siç kërkojnë partitë e vogla.
Sipas tij, me tetë njësi zgjedhore fitohet pasqyrë e qartë në vend të ndarë sipas rajoneve ekonomike, zgjidhje për të cilën thotë se ka edhe analiza që konfirmojnë këtë si zgjidhje më të mirë të mundshme.