• e mërkurë, 03 korrik 2024

Sela: Kuvendi ekzekutiv ka të drejtë të sjell vendim për shkarkimin e kryetarit të partisë

Sela: Kuvendi ekzekutiv ka të drejtë të sjell vendim për shkarkimin e kryetarit të partisë

Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi ekzekutiv i Aleancës për Shqiptarët (ASH) sipas statutit ka të drejtë të sjell vendim për shkarkimin dhe besimin e kryetarit, deklaroi sot kryetari i Kuvendit të partisë së Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para fillimit të Kuvendit të partisë i pyetur nëse do të diskutohet për përgjegjësi të liderit të partisë, Arben Taravari.

Potencoi se anëtarët e kuvendit ekzekutiv janë ata që sipas statutit të partisë kanë përgjegjësi për të vendosur dhe theksoi se janë ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit qendror, përfshirë edhe Taravarin.

"Çdo anëtar i Kuvendit qendror vendos për partinë dhe vendimet që duhet të miratohen në parti. Ky është organi ku merren vendime përfundimtare dhe kjo pritet sot", theksoi Sela.

Në ftesën për mbledhjen e sotme, si pikë e parë e rendit të ditës është raporti i kryetarit të partisë për zhvillimet politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ndërsa pika e dytë është shqyrtimi i vendimit të Kryesisë së partisë nga 21 tetori i vitit të kaluar rreth pjesëmarrjes së partisë në zgjedhjet parlamentare.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR