• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sela dhe Lloga nuk e pranojnë utimatumin e "Vlen" që të ndërrojnë mendje deri të shtunën dhe t'i marrin vulat e ASH-së për për paraqitje të pavarur

Sela dhe Lloga nuk e pranojnë utimatumin e

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Koalicioni "Vlen" sot u ka dhënë ultimatum Zijadin Selës dhe Krenar Llogës që nëse deri të shtunën ndërrojnë mendje dhe i bashkohen atyre, do të marrin vulat e Aleancës për Shqiptarët për paraqitje të pavarur.

“Na vjen sinqerisht keq që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse ndodh që të ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të kandiduar të pavarur", thuhet në një komunikatë të koalicionit.

Kujtojmë se Arben Taravari së fundmi u ka ofruar publikisht bashkëpartiakëve të tij nga fraksioni Aleanca për Shqiptarët që të nënshkruajnë listat e tyre nëse vendosin të garojnë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme.

"Zijadin Sela dhe Krenar Lloga dolën me një alibi të lirë për të shkuar kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Zijadin Sela nuk deklarohet për këtë ofertë sepse e dimë se prej kohësh është rënë dakord që t'i shërbejë ekskluzivisht interesave të Ali Ahmetit. Për këtë shkak ka shkaktuar përçarjen në ASH-së", thuhet në komunikatë.

2022 година беше година на предизвици како за нас, така и за сите граѓани во земјата и во целиот свет. Сите заедно поминавме низ многу тешки моменти, од некои излеговме посилни, а од други на

Kësaj i është përgjigjur krahu Selës në Aleancën për Shqiptarët përmes një komunikate të nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Krenar Lloga. Në njoftim theksohet se vulat e ASH-së nuk janë pronë individuale.

"Vulat e ASH-së nuk janë pronë individuale, aq më pak e atij që është larguar nga shtëpia e tij politike, dhe sa i përket ultimatumeve t'i përdorni me VMRO-në, jo me Aleancën për Shqiptarët", thuhet në reagimin e ASH-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR