• e premte, 05 dhjetor 2025

Sektori publik në mënyrë sporadike përdor inteligjencë artificiale, mësimdhënësit këtë vjeshtë do të fillojnë me përgatitjen e projektit "Shkolla në shekullin 21"

Sektori publik në mënyrë sporadike përdor inteligjencë artificiale, mësimdhënësit këtë vjeshtë do të fillojnë me përgatitjen e projektit

Shkup, 21 shtator 2025 (MIA) – Këtë vjeshtë do të fillojë përgatitja e mësimdhënësve për projektin “Shkolla në shekullin 21” që duhet të fillojë nga janari i vitit 2026. Ata, siç informoi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, do t’i mësojnë mjetet e inteligjencës artificiale (IA) dhe sigurinë kibernetike në mësim, si dhe zbatimin e kodimit. 

Andonovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media për “Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2025”, vlerësoi se IA në sektorin publik ende përdoret në mënyrë sporadike. 

“Në fund të vjeshtës do të fillojmë të punojmë me mësimdhënësit, ndërsa në fillim të janarit edhe me shkollat, së pari në zonat rurale. Paralelisht, sa i përket IA-së, po sjellim strategjinë kombëtare të TIK-ut. Mendoj se do t'ë kalojë në Qeveri deri në fund të vjeshtës. Një nga shtyllat kryesore është IA, që do të thotë se do të kemi një plan veprimi dhe kornizë të veçantë për pranimin e saj së pari në sektorin publik, dhe më pas në sektorin privat”, theksoi Andonovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media për "Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2025" që do të mbahet së shpejti.

Министерството за внатрешни работи денеска ја промовираше надградената услуга за електронско издавање на уверение за државјанство која е достапна преку националниот портал за е-услуги uslugi.

Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, theksoi ministri, ka pasur dhjetëra projekte me përdorimin e IA në sektorin publik. 

“Kjo nuk është diçka sistematike. Unë personalisht më shumë preferoj me të vërtetë të shfrytëzohen veglat e mësimit makinerik dhe IA në punë, sesa nga ajo që bëhet vetëm PR”, nënvizoi Andonovski. 

Faza e parë e pilot projektit “Shkolla në shekullin 21” ka treguar se mësimdhënësit ishin shumë të kënaqur nga funksionimi, ndërsa qasja ishte e pranueshme edhe për nxënësit, ka treguar projekti për siguri kibernetike te të rinjtë dhe ngritja e vetëdijes për rreziqet në internet. 

“Mendoj se janë të gatshëm edhe mësimdhënësit edhe nxënësit dalëngadalë, mjet pas mjeti të arrijnë deri në përdorimin e plotë të IA, por shkojmë hap pas hapi”, tha ministri Andonovski. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR