• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Prisshtinë, 4 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, pritet të martën e ardhshme ta vizitojë Kosovën, për herë të parë pas marrje së funksionit, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burime diplomatike.

Një ditë më parë, më 10 mars, sshefi i NATO-s do ta vizitojë Bosnjë e Hercegovinën (BeH).

Pritet që gjatë vizitës në Kosovë Rute të shoqërohet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s të cilat janë anëtare të Këshillit veriatlantik.

Ndërkohë, NATO akoma zyrtarisht nuk e ka paralajmëruar këtë vizitë, vetë Mark Rute paralajmëroi vizitë në Kosovë gjatë marsit.

Para disa ditësh në Bratisllavë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se stabiliteti i Kosovës, BeH-së dhe Serbisë është në interes të të gjithëvre dhe se nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndryshime dramatike lidhur me përkushtimin amerikan ndaj NATO-s, transmetin REL.

Delegacioni i NATO-s i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm do ta vizitojë edhe misionin e KFOR-it, të cilin e kryeson NATO. Në këtë mision për momentin ka rreth 4.700 ushtarë. Prej tyre, Italia ka kontigjentin më të madh me 1.250 anëtarël, sepse ka edhe komandë, përderisa SHBA-ja ka rreth 600 anëtarë në këtë mision. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR