Sekretari i përgjithshëm i KB-së nesër do të mbërrijë në vendkalimin kufitar Rafa
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Gutereshi nesër do të mbërrijë në pikën e kontrollit Rafa, në anën e Egjiptit të kufirit me Rripin e Gazës, publikoi TV Hadat.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:08, 19 tetor, 2023
Nju-Jork, 19 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Gutereshi nesër do të mbërrijë në pikën e kontrollit Rafa, në anën e Egjiptit të kufirit me Rripin e Gazës, publikoi TV Hadat.
Ai sot pritet të mbërrijë në Kajro dhe të takohet me presidentin egjiptin Abdel Fatah al-Sisi, me të cilin do të bisedojë për situatën në Lindjen e Mesme dhe për dërgesën e ndihmës humanitare në Gazë.
Kryeqyteti egjiptian sot është nikoqir i samitit Egjipt-Jordani, temë kryesore është ulja e tensioneve në Gazë, bëri të ditur kabineti i presidentit Sisi.
Presidenti egjiptian e priti mbredin jordanez Abdullai i Dytë në aeroportin në Kajro. Gjatë bisedimeve zyrtare do të bisedohet për "mënyrat për t'i dhënë fund agresionit izraelit në Rripin e Gazës".
Takimi ndërmjet dy liderëve fillimisht u caktua për dje në kryeqytetin jordanez Aman, ku ishte planifikuar takimi i përfaqësuesve të Egjiptit, Jordanisë, autoriteteve palestineze dhe SHBA-së. Ngjarja u anulua për shkak të sulmit në spitalin Ahli Arab në qytetin e Gazës, ku humbën jetën qindra palestinezë.
Foto: Arkivi i MIA-s